Shpërthen bomba e Luftës së II Botërore

Mos i humb

Një bombë 250 kilogramëshe u shpërthye nga autoritetet gjermane në qytetin jugor të Regensburg të mërkurën. Ndonëse shpërthim i kontrolluar, bomba shkaktoi dëmtime. Ajo u zbulua në një vend ku po bëheshin ndërtime.

Sipas ekspertëve, bomba nuk mund të transportohej apo të çaktivizohej. Për këtë arsye autoritetet evakuuan 4500 persona në një rreze prej 1.5 kilometrash. Pavarësisht shpërthimit të planifikuar, ndërtesat që ndodheshin pranë pësuan dëmtime.

Bombat e pashpërthyera nga lufta nuk janë të pazakonta në Gjermani, e cila u bombardua nga Britania e më vonë SHBA.

Gazeta rajonale Mittelbayerische Zeitung raportoi se bomba e Regensburg ishte e pajisur me një detonator veçanërisht të komplikuar. Hetuesit vendosën që ishte kërcënuese dhe për këtë arsye duhej detonuar sa më parë të ishte e mundur.

Ekspertët përdorën një robot për të vendosur lëndë shpërthyese pranë bombës. Shpërthimi, i cili ndodhi pak para orës 05:00, u dëgjua disa kilometra larg. Pritet që gjatë ditës së sotme autoritetet të kontrollojnë në imtësi për dëmet e shkaktuara nga kjo bombë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit