Shpërthen dhuna në Greqi, Tsipras: Koronavirusi e politikat shkatërruan ekonominë greke

Mos i humb

Një protestë e dhunshme është shënuar në Athinë të Greqisë këtë të premte, nga e cila kanë mbetur të plagosur 6 oficerë policie. Protestuesit kanë shpërthyer në demonstrata, pas një ligji të kaluar e të votuar në parlament, ku parashihet dënim më i rreptë për protestuesit në mënyrë të paligjshme. Një grup protestuesish kanë hedhur bomba tymuese përpara parlamentit helen, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës e granata, shkruajnë mediat e huaja.

Policia greke ka thënë se ka arrestuar 9 protestues, ndërsa 15 të tjerë janë marrë në pyetje në komisariate. Demonstrata e mbajtur në Athinë, mbështetur edhe nga protestues në qytete të tjera të Greqisë, mbahen për të kundërshtuar ligjin për të dënuar më ashpër demonstruesit e paligjshëm.

Më shumë se 10 mijë protestues ishin mbledhur në qendër të Athinës, të mbledhur aty nga ana e Partisë Komuniste Greke. Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis tha se është e vendosur të ndalojë tubimet e vogla, pasi ata shkaktojnë pasoja në trafikun e automjeteve, si dhe në aktivitetin e përditshëm tregtar.

Disa sindikata kanë dalë kundër miratimit të ligjit për të dënuar më ashpër tubuesit. Kreu opozitar Aleksis Tsipras, që ka qenë kryeministër nga 2015 deri më 2019 deklaroi se ashpërsimi i masave për protestuesit është masë për të bërë të mundur një shtet më policor. “Qeveria ka frikë se mos ka një pakënaqësi të brendshme. Në vjeshtë do të ketë protesta të punëtorëve, për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të politikave të ndjekura nga ana e qeverisë aktuale në pushtet”, tha Tsipras. Greqia pritet të pësojë një recesion të madh këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë, duke humbur 9% të prodhimit të saj vjetor, sipas parashikimeve të Bashkimit Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit