Shpërthim në një shtëpi në Gjermani, disa të vdekur

Mos i humb

 

 

Si pasojë e shpërthimit në një shtëpi në qytetin Bremen të Gjermanisë, 3 persona kanë humbur jetën.

Në një deklaratë nga policia e Bremit thuhet se shpërthimi ka ndodhur këtë mëngjes, në një shtëpi në qarkun Huchting të Bremenit.

Si pasojë e shpërthimit, në shtëpi janë gjetur të vdekur një grua 41 vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeçar. Ndërkaq edhe një grua 70 vjeçare në një shtëpi tjetër në afërsi, e cila është prekur nga shpërthim, është gjetur e vdekur.

Në deklaratë thuhet se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e shtëpisë, ndërkaq arsyeja e shpërthimit ende nuk dihet.

Në lajmet e mediave gjermane thuhet se nga shpërthimi edhe shtëpitë përreth kanë pësuar dëme të mëdha. Po ashtu thuhet se shtëpitë 100 metra përreth vendit ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit