Shpërthim në Paris, katër të vdekur

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i Francës. Christophe Castaner, njoftoi se të paktën 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 47 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një furrë në kryeqytetin e Francës, Paris.

“Në shpërthim kanë humbur jetën 4 persona, prej të cilëve 2 punonjës zjarrfikës, ndërsa janë plagosur 47 të tjerë”, tha ministri francez.

Ai në deklaratën e tij menjëherë pas shpërthimit kishte theksuar se “bilanci është i rëndë”, ndërsa 10 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Në një furrë në distriktin e 9-të të Parisit ka rënë një zjarr, ku më pas ka ndodhur shpërthim. Mund të shihet se shpërthimi ka dëmtuar furrën dhe ndërtesat përreth.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar rreth 200 zjarrfikës dhe 100 policë. Disa të plagosur janë dërguar në spital me helikopterë. Ndërkohë edhe ndërtesat dhe hotelet përreth u zbrazën për shkak të mundësisë së rritjes së zjarrit ose të ndonjë shpërthimi tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit