Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, ja pamjet e para

Mos i humb

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.

Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, siç duket edhe në fotot dhe videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Fatmir Popja.

Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por në zonë është krijuar panik, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm. Fillimisht u dyshua për vendosje tritoli në ndonjë prej banesave të familjeve që janë në emigrim, por rezultoi që shpërthimi të ketë ndodhur pikërisht në godinën në ndërtim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit