“Shporta e Ramazanit 2019”, FRI Ndan ndihma për nevojtarët dhe jetimët në Kosovë (Video)

Mos i humb

Pas Shqipërisë, me rastin e Mujit të Madhërueshëm të Ramazanit Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër organizoi në Kosovë një tjetër aksion të madh bamirësie.

Familje të varfra dhe fëmijët jëtim ishin përsëri edhe këtë Ramazan fokusi i ndihmës së dhënë nga shqiptarët e Zvicrës për bashkatdhëtarët e tyre në Kosovë.

Stafi FRI-së të drejtuar nga vetë Kryetari Z.Lulzim Lecaj shpërndanë në Kosovë 400 pako me ndihma ushqimore.

Aksioni i projektit “Shporta e Ramazanit 2019” u organizua bashkëpunim me Fondacionin “Freskia”në tri Komuna të ndryshme të Kosovës. Zbatimi i këtij projekti nisi në Fushë- Kosovë ku Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër në bashkëpunim me Fondacionin “Freskia” bënë të mundur shpërndarjen e 50 pakove me ndihma ushqimore në këtë komunë.

Më pas aksioni i dhurimit të ndihmave vazhdoi në Komunën e Hanit të Elezit 100 pako ushqimore pako për familjet e varfërsa dhe fëmijët jetimë.

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me qendër në Zvicër Lulzim Lecaj u shpeh se për shqiptarët muslimanë në zvicër dhe kontribuesit në projektin e këtij viti e rëndësishme është gëzimi dhe kujdesi për familjet e varfëra në këtë muaj të begatë.

Në Këtë aksion mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit Dr. Musa Vila i cili i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për dhurimin e këtyre ndihmave.

Përfaqësuesi i Fondacionit Freskia u shpreh i lumtur që edhe fondacioni i tij ju bashkangjit dhe kontribuoi në këtë aksion humanitar.

Aksioni humanitar vazhdoi më pas me shpërndarje e 250 pakove me ndihma edhe në Mitrovicë.

Për të disatin vit më radhë që Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër organizon projektin e shpërndarjes së ndihmave “Shporta e Ramazanit” për familjet e varfëra dhe jetimët Kosovë dhe trojet e tjera Shqiptare.

Qëllimi i këtij projekti është që në këtë muaj të begatë tju vihet në ndihmë familjeve të varfëra duke ja lehtësuar sadopak varfërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit