“Shporta e Ramazanit 2019”, FRI ndan ndihma për nevojtarët dhe jetimët në Shqipëri

Mos i humb

Me rastin e Mujit të Madhërueshëm të Ramazanit Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër organizoi në Shqipëri aksionin e madh bamirësie. Familje të varfra dhe fëmijët jëtim ishin edhe këtë Ramazan fokusi i ndihmës së dhënë nga bashkatdhëtarët që jetojnë në Zvicër. Për dy ditë me radhë stafi i FRI-së të drejtuar nga vetë Kryetari Z.Lulzim Lecaj shpërndanë vetëm në Shqipëri 500 pako me ndihma ushqimore.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Fondacioni “Mirësia” shpëndarja e pakove me ndihma si pjesë e projektit “Shporta e Ramazanit 2019” u bënë tri zona të ndryshme të Shqipërisë duke dhuruar mbi të gjitha përkujdesje për të varfërit.

Shpërndarja e parë u organizua në ambientet e Fondacionit “Mirësia” ku gjithsej u shpërndanë 150 pako ushqimore. Femijë jetim të shoqëruar nga prindi apo familjarë të tjerë morën dhuratën e tyre të këtij ramazani nga vëllezërit muslimanë nga zvicra.

Më pas aksioni i dhurimit të ndihmave vazhdoi pranë Xhamisë në fshatin Bërxullë ku aty u shpërndanë 150 pako për familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë të zonës.

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me qendër në Zvicër Lulzim Lecaj u shpeh i lumtur që edhe këtë vit ata patën mundësi të ndihmonin familjet e varfëra duke sjellë tek ata jovetëm ndihma materiale por edhe përkujdesje nga vëllezërit që jetojnë në zvicër.

Gjatë kësaj shpërndarje Kryetari i Fondacionit “Mirësia” Korab Kaja falenderoi përfaqësuesit e FRI- së për ndihmat e dhuruara dhe përkujdesjen e treguar deri në zbatimin e plotë të këtij projekti humanitar duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre.

Pavarësisht largësisë dhe rrugës tejet të amortizuar aksioni humanitar vazhdoi më pas me shpërndarje e 100 pakove me ndihma edhe në Njësinë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë ku e gjithë shpërndarja u organizua dhe drejtua nga vetë Kryetarët e dy Fondacioneve, Foncadioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër z.Lulzim Lecaj dhe Kryetari i Fondacionit “Mirësia” z. Korab Kaja nën asistimin dhe mbështetjen e Administratorit të kësaj njësie.

Projekti “Shporta e Ramazanit 2019” u shtri gjithashtu edhe në qytetin e Shkodrës ku përfitues u bënë rreth 200 familje të varfëra dhe fëmijët jetim.

Hoxhë Bashkim Bajraktari i cili asistoi në këtë shpërndarje ndër të tjera u shpreh se është traditë dhe oblikim qe ne të percjellim falenderimet tona për vëllezerit tanë  muslimanë shqiptare që jetojnë në zvicer për këto ndihma, pasi kjo tregon që ata jo vetëm që nuk na kanë harruar por edhe na ndihmojnë në këtë muaj të begatë.

Një falenderim për donatorët dhe sponsorizuesit e këtij projekti foli edhe Shkëlqim Sykaj përfaqësuesi i shoqatës së jetimëve në qytetin e Shkodrës.

Ky është i disa vit më radhë që Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër organizon projektin e shpërndarjes së ndihmave “Shporta e Ramazanit” për familjet e varfëra dhe jetimët në Shqipëri dhe trojet e tjera Shqiptare.

Qëllimi i këtij projekti është që tju vihet në ndihmë në këtë muaj të begatë familjeve të varfëra duke ja lehtësuar sadopak varfërinë dhe dhimbjen e mospasjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit