“Shporta e Ramazanit 2019”, FRI ndan ndihma për nevojtarët dhe jetimët në Shqipëri

Mos i humb

Me rastin e Mujit të Madhërueshëm të Ramazanit Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër organizoi në Shqipëri aksionin e madh të bamirësisë. Familje të varfra dhe fëmijët jëtim ishin edhe këtë Ramazan fokusi i ndihmës së dhënë nga bashkatdhëtarët që jetojnë në Zvicër. Për dy ditë me radhë stafi i FRI-së të drejtuar nga vetë Kryetari Z.Lulzim Lecaj shpërndanë vetëm në Shqipëri 300 pako me ndihma ushqimore.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Fondacioni “Mirësia” shpëndarja e pakove me ndihma si pjesë e projektit “Shporta e Ramazanit 2019” u bënë tri zona të ndryshme të Shqipërisë.

Shpërndarja e parë u organizua në ambientet e Fondacionit “Mirësia” ku gjithsej u shpërndanë 150 pako vetëm për fëmijët jetimë.

Më pas aksioni i dhurimit të ndihmave vazhdoi pranë Xhamisë në fshatin Bërxullë ku aty u shpërndanë 150 pako për familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë të zonës.

Aksioni humanitar vazhdoi më pas me shpërndarje e 100 pakove me ndihma edhe në Njësinë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë ku e gjithë shpërndarja u organizua dhe drejtua nga vetë Kryetarët e dy Fondacioneve, Foncadioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër z.Lulzim Lecaj dhe Kryetari i Fondacionit “Mirësia” z. Korab Kaja.

Ky është i disa vit më radhë që Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër organizon projektin e shpërndarjes së ndihmave “Shporta e Ramazanit” për familjet e varfëra dhe jetimët në Shqipëri dhe trojet e tjera Shqiptare.

Qëllimi i këtij projekti është që tju vihet në ndihmë në këtë muaj të begatë familjeve të varfëra duke ja lehtësuar sadopak varfërinë dhe dhimbjen e mospasjes.

Rtv Islam/ Ramazan 2019

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit