Shqetësim në Ukrainë: Vendi po kthehet në dyqan online bebesh!

Mos i humb

Lot gëzimi derdh Andrea Viez ndërsa merr në krahë vogëlushin e saj, të lindur nga një nënë surrogatë në Ukrainë. Ai është një yll, thotë argjentinasja rreth të 40-tave me zërin që i dridhet.

Pas nëntë vitesh që përpiqet të ketë një fëmijë, Viez më në fund mund të marrë në krahë djalin e saj falë një industrie në shpërthim e sipër të nënave surrogate në Ukrainë, që i ka dhënë shpresë mijëra prindërve të ardhshëm. Por pas realizimit të ëndrrës së tyre qëndron një biznes shumë fitimprurës dhe i errët që shumë kush shqetësohet se po përfiton nga gra të reja të dëshpëruara dhe operon në një zonë gri të hapur për abuzime.

“Ukraina po bëhet një dyqan bebesh online”, thotë komisionerja për të drejtat e fëmijëve në vend që dënon shfrytëzimin e grave ukrainase dhe kërkon ndalimin e industrisë. Fakti se Ukraina është një nga të paktat vende që lejon praktikën në formën e saj komerciale për të huajt, ajo u vu në qendër të vëmendjes nga pandemia e koronavirusit. Kur kufizimet e udhëtimeve hynë në fuqi, dhjetëra prindër nuk mundën të paraqiteshin për të marrë fëmijët e tyre të lindura nga nëna surrogate.

Dhe një kompani lokale që merret me këtë aktivitet, postoi një video online që tregonte foshnjat në një hotel në periferi të Kievit. Klinika shpresonte të tërhiqte vëmendjen tek problemi i foshnjave të bllokuara nga izolimi dhe përpjekja e saj pati sukses. Qeveria ndërhyri për të ndihmuar prindër si Viez që të sigurojnë leje të posaçme për të marrë fëmijët e tyre. Edhe pse ka ekzistuar që në fillim të viteve 2000, industria shpërtheu në Ukrainë pasi India dhe Tajlanda e nxorën jashtë ligjit praktikën për të huajt, rreth pesë vite më parë. Një nga më të varfrit në Evropë, ish-vendi sovjetik, është i njohur për çmimet e tij tërheqëse, me një lindje të tillë që kushton rreth 42 mijë dollarë. në shtetet e bashkuara, kjo do të kushtonte dy herë më shumë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit