Shqipëri : 8 raste të reja me Covid-19. Shkon në 989 numri i të prekurve

Mos i humb

Greqia dërgon 400 policë në kufirin greko-turk

Pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se “ata që pretendojnë se janë djepi i...

VV nis peticion për zgjedhje të reja, paralajmëron veprime në seancën e votimit të qeverisë

Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin pas verdiktit...

Raportuesja për Kosovën: Duhet një kushtetutë koherente, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, i papranueshëm!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e...

Konfirmohen 26 raste pozitive në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 26 persona, të gjithë në Tiranë, duke e çuar...

Janë 200 testime dhe 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, çka tregon një rënie nga një ditë më parë kur ishin 12 raste. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.
Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)
Testime totale – 14459
Testime molekulare – 13133
Testime serologjike – 1326
Raste pozitive – 989
Raste të shëruara – 783
Raste Aktive – 175
Humbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Supë : E pasur dhe e shijshme

Kjo është supë tradicionale italiane, e cila ka prejardhjen që nga koha e vjetër romake Përbërësit:

Si të ulet sheqeri pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!

Sheqeri i ngritur në organizëm është problem serioz mjekësor, i cili nuk bën të injorohet Sasia e ngritur e...

SA PËRFITUAM NGA RAMAZANI

Falenderimi i takon Allahut dhe salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin e Allahut Muhamedin, familjen e tij dhe...

MEDITIME KURANORE – 154

1. Nata e Kadrit dhe vlerat e saj! U përmend nata e Kadrit në suren el Kadër pesë herë, në këto përmendje...

Afrikë e Jugut: Masat e izolimit, “jo kushtetuese” dhe “të pavlefshme”

Një gjykatë afrikano-jugore ka vendosur se disa rregulla të izolimit, të vendosura nga qeveria, ishin jo kushtetuese dhe të pavlefshme.