Shqipëri, certifikohen studentët e Shkollës Verore të Osmanishtes

Mos i humb

 

 

Aktiviteti i ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Osmanishtes, organizuar nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ka mbledhur së bashku pedagogë, studentë, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Me rastin e certifikimit të studenteve të kësaj shkolle, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof.Dr. Artur Sula, duke folur në aktivitetin e organizuar në Tiranë tha se programi i shkollës ishte i konceptuar me disa alternativa.

“Ju shikuat Arkivin e Shtetit dhe Muzeun Historik Kombëtar. Besoj keni ngelur të kënaqur dhe nga kontakti fizik që patët me atë pjesë të dokumenteve që disponon Arkivi i Shtetit Shqiptar dhe Muzeu Historik Kombëtar”, tha Sula.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se ky aktivitet është një burim motivimi. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të shkollës, Demirbaş tha se “Po të mos ishit ju ky aktivitet do të ishte i pamundur të organizohej. Ju përgëzoj gjithashtu edhe për sakrificën që keni bërë, pasi duke qenë periudhë pushimesh, ju i keni lënë mënjanë për të qenë pjesë e Shkollës Verore të Osmanishtes”.

Shkolla Verore e Osmanishtes që u organizua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës filloi më 2 korrik, ndërsa pjesë e saj ishin 38 pjesëmarrës, të ndarë në dy nivele, fillestar dhe i avancuar. Përveç përvetësimit të osmanishtes, studentët pjesëmarrës kanë marrë njohuri për marrëdhëniet historike, gjuhësore, trashëgiminë kulturore osmane në Shqipëri, etj.

Ndërkohë Shkolla Verore e Osmanishtes po organizohet edhe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa pjesë e saj janë 60 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe, në nivelin fillestar dhe nivelin e avancuar, që do ta frekuentojnë deri më 20 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit