Shqipëri : Është rritur sërisht numri i të infektuarve nga covid-19 , janë regjistrur 2 vdekje dhe 90 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Mos i humb

Mos i nënvlerësoni! Këto bimë mjekësore largojnë ankthin dhe stresin

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, ja çfarë paralajmëron mjekja

Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. Por numri i turistëve të infektuar po rritet. Dhe këtë javë landet...

Një tavolinë e çuditshme zbulohet në Murin e Madh kinez

Një tavolinë prej guri që daton nga mbretërimi i perandorit Wanli (1572-1630), i dinastisë Ming, u zbulua në majë të një kulle...

Ish mbreti i Spanjës thotë se do të largohet nga vendi

Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos I ka vendosur të largohet nga Spanja, sipas një letre të publikuar sot nga Shtëpia Mbretërore.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona. Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar.

Ndërkohë, MSH thekson se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku “Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.

Deklarata e plotë e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.
Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

https://www.facebook.com/watch/?v=1581401268684932
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në...

Hapen xhamitë e Kosovës

Xhamitë e Kosovës hape sot. Këtë vendim e ka marrë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. “Sot hapen Xhamitë

Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima

Një depo që ruante mijëra tonë materiale shpërthyese mendohet të jetë burimi i mundshëm i shpërthimit masiv që ndodhi në kryeqytetin libanez...

Jorida Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku thotë...

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të...