Shqipëri : Gërmonte lumin e Vjosës vihet nën hetim 48-vjeçari, IKMT e gjobit me 1 milion lekë

Mos i humb

Një administrator i një shoqërie ndërtimi është vënë nën hetim për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Po kështu Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë.

Personi i vënë nën hetim është K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas, me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi.

Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Njoftimi:

Procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu gjobitet nga IKMT-ja, me masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas, me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi. Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit