Shqipëri, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofron ndihma për familjet në nevojë

Mos i humb

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Fondacionin Alsar dhuruan sot në Tiranë 500 pako për familjet në nevojë.

Të pranishëm në aktivitetin e shpërndarjes së pakove ushqimore ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesja e Gjysmëhënës së Kuqe për rrethin Antalya, Esra Özkoç kryetari i Fondacionit Alsar në Tiranë, Mehdi Gurra si dhe përfaqësues të disa shoqatave ndërkombëtare.

Në fjalën e saj përshëndetëse përfaqësuesja e Gjysmëhënës së Kuqe, Esra Özkoç ndër të tjera theksoi se “Jam shumë e lumtur që ndodhem bashkë me ju sot këtu në Shqipëri. Po ju sjell përshëndetje nga Turqia. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ndërsjellë edhe në vitet në vazhdim”.

Ndërsa kryetari i Fondacionit Alsar, Mehdi Gurra, tha se është viti i tretë që bashkëpunojnë me Gjysmëhënën e Kuqe Turke. “Sot po shpërndahen 500 pako këtu në Tiranë për familjet në nevojë kryesisht familje jetimësh, ndërsa nesër do të shpërndahen edhe 500 pako të tjera në qytetet e Burrelit dhe të Klosit”, shtoi Gurra.

Institucione dhe organizata nga Turqia çdo vit shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit