Shqipëri-Itali, memorandum bashkëpunimi në drejtësi

Mos i humb

Dy ministrat e Drejtësisë të Italisë dhe Shqipërisë nënshkruan në Tiranë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Prioritet i bashkëpunimit, sipas memorandumit të firmosur mes ministrit Andrea Orlando dhe ministres Etilda Gjonaj, do të jetë bashkëpunimi dhe ndihma gjyqësore dypalëshe kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Ajo çfarë synojnë dy krerët e ministrive të Drejtësisë është bashkëpunimi veçanërisht për të identifikuar dhe më tej konfiskuar asete dhe prona që kanë si burim krimin, por edhe në fushën e burgjeve që nis që nga transferimi i të dënuarve drejt vendeve te origjinës, deri tek trajnimi i stafit të sistemit të burgjeve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit