Shqipëri : Janë regjistruar 124 raste të reja dhe 4 humbje jete nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Mos i humb

Kryemadhi: Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve

Përmes një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndal vëmendjen në datën 25 prill, ditë kur shqiptarët janë thirrur për...

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: Afër 15 mijë raste pozitive, 2000 aktive

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Bashkimi i dy subjekteve në Zvicër, përshëndetet nga krerë dhe personalitete të fesë islame

Fundjava që lamë mbrapa, ka shënuar një aktivitet të rrallë dhe me rëndësi të veçantë, sa i përket funksionimit të jetës fetare...

Afrikë, 41 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me COVID-19

Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në kontinentin e Afrikës 41.000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

Katër pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë evidentuar 124 raste të reja.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka informuar sot në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën epidemiologjike të Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19, që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Një apel edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Gusht 2020)
Testime totale 45381
Raste pozitive 6275
Raste të shëruara 3268
Raste Aktive 2814
Humbje jete 193
(Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1572
Durrës 354
Shkodër 238
Fier 105
Vlorë 102
Kukës 96
Lezhë 91
Korçë 84
Elbasan 64
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 30

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...

Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin. Dhe...

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.