Shqipëri : Janë regjistruar 3 vdekje dhe 71 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Mos i humb

Meta pret ekipin nga Italia: Solidaritet vëllazëror, s’do e harrojmë kurrë

Presidenti Meta priti sot në takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar stafin mjekësor shqiptar në...

Qëllonin me armë zjarri e tmerronin banorët, arrestohen 5 në Berat, mes tyre një femër.

Policia e Beratit ka vënë në pranga 5 persona pasi qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët, ndërmjet tyre dhe...

Rindërtimi pas tërmetit, qeveria hap tender 150 mln dollarë, projekti do zbatohet nga FSHZH, shtrihet në 7 qytete

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Vlera totale është...

Protestat e dhunshme pas shpërthimit të 4 gushtit/ Policia shpërndan me gaz lotsjellës turmat, japin dorëheqjen 9 deputetë dhe 3 ministra

Situata aktuale në kryeqytetin libanez, Bejrutin por dhe në mbarë Libanin është shumë e vështirë. Kjo pasi shpërthimi i katër gushtit ka...

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirirus në vendin tonë. Përveç mjekut Hysni Shkajut, kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë. Ndërkohë janë identifikuar 71 raste pozitive.

Në një komunikim për mediat, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini pohoi se ka një trend të shtuar të rasteve të konfirmuara me Covid-19 si dhe një numër të lartë të të hospitalizuarve.

NJOFTIMI I MSH
Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.
Është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë.

Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.
Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit.

Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...

Ministria e Jashtme turke publikon hartën e zonës së aktiviteteve të anijes Oruç Reis

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen...