Shqipëri : Janë regjistruar dy vdekje dhe 74 raste pozitive me covid-19 gjatë 24 orëve te fundit.

Mos i humb

Fillon votimi për Senatin në Egjipt

Egjiptianët sot votojnë për dhomën e re të lartë, Senatin, për herë të parë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar.

Tragjedia në Bejrut, shkon në 135 numri i të vdekurve

Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj. Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima...

OBSH: Nuk e themi dot kur do mbarojë Covid-19

OBSH-ja është e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në shumë vende dhe porosit që qeveritë nuk duhet të...

3 Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve,...

Dy persona kanë humbur jetën, pasi ishin të prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raporton se bëhet fjalë për një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. Mësohet se 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 1

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, rreth 47000 raste të reja/ Alarm në Argjentinë e Australi

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 46808 raste të reja të koronavirusit dhe 1074 viktima.

Belgjika, me rekomandime për të mos udhëtuar në shumë kantone zvicerane

Belgjika së fundmi ka zgjeruar rekomandimin për të mos udhëtuar – dhe për të bërë testin e koronavirusit gjatë kthimit – në...

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...