Shqipëri, mbahet konferenca “Turqishtja, gjuha e tolerancës në Ballkan”

Mos i humb

Në qytetin e Shkodrës është mbajtur konferenca “Turqishtja, gjuha e tolerancës në Ballkan”, që kishte në fokus fjalët e përbashkëta, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke dhe studiuesve nga vende të ndryshme, (AA).

Në ceremoninë e hapjes së konferencës ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryetari i Institutit të Gjuhës Turke Prof. Dr. Gürer Gülsevin, drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, përfaqësues të institucioneve lokale në Shkodër, studiues, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori Yörük në fjalën e tij përshëndetëse tha se kjo konferencë mbart një kuptim të madh sa i përket lidhjeve gjuhësore dhe kulturore.

“Ne ndajmë elemente të përbashkëta gjuhësore me vendin tonë vëlla Shqipërinë, ku posedojmë një histori të gjatë dhe një prejardhje të gjerë kulturore. Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se katër mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. Mund të mendohet se kjo shifër e fjalëve të përbashkëta dyfishohet nëse marrim parasysh vëllezërit tanë shqiptare që jetojnë në një pjesë të madhe të gjeografisë së Ballkanit. Turqishtja ka një histori rreth pesëshekullore në këtë gjeografi”, tha ambasadori turk.

Ambasadori Yörük theksoi se turqishtja ka lënë gjurmë të thella në Ballkan dhe është pasqyruar në botën mendimit në rajon. “Një përbërës të rëndësishëm në lidhjen tonë të fortë ende sot me popujt e Ballkanit e krijon edhe prania e fjalëve tona të përbashkëta. Me vëllezërit tanë shqiptarë nuk kemi të përbashkëta vetëm elementët gjuhësore, ne gjithashtu ndajmë edhe kulturën e tolerancës me ta”, u shpreh më tej ambasadori turk.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, tha se me shtrirjen osmane në rajon mijëra fjalë turke hynë në gjuhët e Ballkanit.

“Shteti Osman filloi një zhvillim serioz dhe aktivitete kulturore në rajon në strukturën e tij shoqërore, rendin shtetëror, edukimin dhe filozofinë e pasur të artit. Bashkëjetesa në më shumë se 500 vite ka prekur çdo fazë të jetës dhe kultura është transferuar përmes koncepteve dhe termave në të gjitha fushat. Efekti i turqishtes në gjuhët ballkanike nuk është i kufizuar vetëm në shkëmbimin e fjalëve, proverbat dhe idiomat turke përdoren në zonën e Ballkanit identike ose me disa ndryshime tingujsh, ose duke u përkthyer në gjuhën përkatëse”, tha ai.

Gjatë konferencës paraqiten kumtesat e tyre studiuesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit