Ballina Shqipëria Shqipëri, shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Shqipëri, shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

8
0
SHPËRNDAJE

 

 

 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë u organizua një tryezë dikutimi me temë: “Muzetë: një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”, që kishte për qëllim të trajtojë problematikat, por edhe nismat që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në muzetë dhe në qendra të tjera publike kulturore.

Në fjalën e tij në aktivitet, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, tha se qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit, pasi sipas tij, muzetë janë një mjet i rëndësishëm për shkëmbimin kulturor.

“Është e pamundur që të kuptohet roli i muzeve pa marrë parasysh të gjitha lidhjet shoqërore që ato ndërmarrin. Ato janë pjesë e natyrshme e komuniteteve të tyre, peizazhit të tyre kulturor dhe në mjedisin e tyre kulturor. Në kuadër të kësaj dite Muzeu Historik Kombëtar e drejton vëmendjen në drejtim të një publiku të veçantë, tek personat me aftësi ndryshe. Shqipëria si një vend në zhvillim ka njohur historinë e saj të progresit në trajtimin e çështjeve të aftësive të kufizuara dhe për të drejtat e këtyre personave”, tha Koçi.

Sipas Koçit, personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësinë e qasjes në të gjitha sferat e jetës sociale të vendit.

Duke folur për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar, ai tha se për t’ju ardhur në ndihmë personave më aftësi të kufizuara, Muzeu Kombëtar është pajisur me një ashensor lëvizës për të bërë të mundur vizitat e tyre.

Ndërsa, drejtoresha e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë, Azbie Ramaj, në fjalën e saj u shpreh se ky bashkëpunim ka për qellim të mbështesë personat me aftësi të kufizuar në tërësi dhe mbështetjen e fëmijëve që nuk dëgjojnë në veçanti.

“E drejta për informacion të aksesueshëm në gjuhën e shenjave për njerëzit që nuk dëgjojnë është një e drejtë themelore e përcaktuar në konventat ndërkombëtare dhe në legjislacionin shqiptar. Për njerëzit që nuk dëgjojnë ekzistojnë pengesa që të arrijnë në mënyrë të barabartë shërbime që janë pjesë e jetës së përditshme. Ato hasin barriera të aksesit në informacion në gjuhën e shenjave në fusha të jetës, ku ndër to është aksesi në institucionet publike, të kulturës si dhe muzetë”, deklaroi Ramaj.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë dhe muzetë e tjerë në vend organizojnë sot disa aktivitete për promovimin e muzeve dhe kulturës shqiptare. Për të gjithë objektet muzeale në Tiranë është treguar një interes i lartë nga turistët e huaj, por edhe vizitorët vendas.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është hapur sot për të ofruar për publikun disa ekspozita me fotografi, por edhe punime të nxënësve, ndërsa edhe muzetë nëpër qytete dhe parqet arkeologjike kanë organizuar aktivitete promovuese për publikun, nxënësit e shkollave, si dhe për turistët.

Që prej vitit 1977, më 18 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, që funksionon pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here