Shqipëria dhe myslimania nuk do të ishin si janë sot, sikur të mos ishte ai!

Mos i humb

Shqipëria dhe myslimania nuk do të ishin si janë sot, sikur të mos ishte ai!

“Kryengritjen ka mundur të përgatisë vetë Vehbiu efendiu, nën urdhrin e të cilit janë të gatshëm të ngrihen të gjithë të uriturit. Ai është edhe Shejhul Islam i Shqipërisë, por mjerisht nuk kishte municione”, ishin fjalët autorëve sllav për rrezikun që e shihnin nga patrioti dhe hoxha i madh shqiptar.

Atdheu dhe Islami ishin qëllimet e tij!

Ai ishte për bashkimin e kombit shqiptar dhe luftëtar i madh i arsimi shqip. “Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave, pse jemi urdhërue me studiua deri të vdesim apo me udhëtua deri në vendet më të largëta” thoshte i bindur.

Kishte lindur në vitin 1867 dhe kishte vdekur në moshën 70 vjeçare. Por kontributi i tij është aq i madh sikur të kishte jetuar edhe dy shekuj.

Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit.
Në vitin 1909, mori pjesë në kongresin e Dibrës ku u zgjodh kryetar i Kongresit.
Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, ditën e shpalljes së Pavarësisë me 28 nëntor, si delegat i Dibrës dhe si hoxhë për të dhënë fetvanë për lejimin e përdorimit të flamurit kuq e zi me shqiponjën dy krenare.

Ai ishte kryetar i parë i Kuvendit shqiptar (1912).

Ishte themeluesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe kryetar i Gjyqit të Naltë të Sheriatit.

Themelues i revistës mujore “Zani i Naltë”.

Si dhe në vitin 1924, përuron për herë të parë Medresenë e Tiranës.

Në varrimin e tij kleri ortodoks shqiptar thoshte “ myslimanizmi shqiptar duhet të jetë krenar që pati në gjirin e vet burra si i ndjeri”

Ky burrë i madh, që Shqipëria pa të, nuk e dimë se si do dukej ishte Haxhi Vehbi Dibra, rahmet pastë shpirti i tij.

6 nga 29 personalite shqiptare islame, që do të na shoqërojnë këtë muaj!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit