Shqipëria hap kufijtë, punëtorët sezonale fluks drejt Malit të Zi e Greqisë

Mos i humb

Ky 1 qershor shënoi nisjen e hapjes së Shqipërisë me botën pas izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pikat kufitare tokësore me vendet e rajonit, ngritën traun dhe në ditën e parë u shënua fluks i lartë lëvizjesh.

Për të hyrë në shtetin malazez udhëtareve u kërkohet që të kenë maska dhe doreza, kjo si masë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga Covid 19.

Por ka të tjerë që kalojnë në këmbë vetëm për një kafe në tokën shqiptare si rasti i këtij të moshuari.

Fluks kishte edhe drejt Kosovës.

Pala shqiptarë aty i ka lehtësuar masat dhe kufizimet. Por pala kosovare vazhdon kontrollet e udhëtarëve për koronavirus sipas udhëzimit të qeverisë.

Ndërsa udhëtarët kishin ankesa për vonesat.

Edhe në pikat kufitare tokësore, fluksi ishte në dalje.

Në Kapshticë ra në sy mungesa e kontrolleve shëndetësore

Drejt Greqisë ndërkohë vijon fluksi i punëtorëve sezonalë.

Por edhe pse mes dy vendeve ka një marrëveshje, kishte prej tyre që hasën pengesa në doganë.

Situata e ngjashme u paraqit edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit