Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, si e sheh FMN-ja

Mos i humb

 

Duke përfituar nga ambient i ulët interesash, forcim të monedhave kombëtare, hyrje në ciklin rritës të ekonomisë dhe politikave shtrënguese fiskale, vendet e Rajonit të Ballkanit po ulin borxhin publik. Ndërsa shtete të tilla si Kosova dhe Maqedonia që kishin nivele të ulëta të borxhit në krahasim me PBB po shfrytëzojnë momentin për kryer investime nëpërmjet një kredive te reja me interesa të ulëta.

Por pavarësisht kushteve Shqipëria paraqitet me një nivel të rrezikshëm borxhi me i larti rajonal me 71.3 për qind në raport me PBB-në, teksa FMN ka ndryshuar pritshmëritë me rritje për ecurinë e këtij treguesi në raport me tetorin e vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare të FMN. Teksa për të gjitha vendet e rajonit nisur nga zhvillimet aktuale FMN pret rënie të borxhit, për Shqipërinë e ka rritur pritshmëritë për borxhin me  3.3 pikë përqindje me shumë për vitin 2019. Në 2019-n, borxhi pritet të jetë 68.5% e PBB-së, nga 65.2%, që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të tetorit.

Revolucion në këtë drejtim ka bërë Serbia e cila brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5 për qind nga 71.3 për qind të PBB që ishte më 2016. Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria.

Ministria e Financave e Serbisë ka argumentuar se raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra me afërsisht 10 pikë përqindje të PBB-së në vitin 2017. Më shumë se gjysma e kësaj rënieje ishte për shkak të vlerësimit të dinarit kundrejt euros dhe dollarit amerikan. Ndërsa performanca e fortë fiskale, e cila e çoi  suficitin primar në gati 4% e PBB-së, ishte faktori i dytë i rëndësishëm për reduktimin e fortë të borxhit vitin e kaluar.

Gjithashtu qeveria e Serbisë ka argumentuar se efektet e reduktimit të borxhit erdhën nga rritja ekonomike (3.5% më 2017) e ndihmuar nga  inflacioni i ulët. Sakaq interesat e ulëta të borxhit dhe gjithashtu balanca primare pritet të çoje me ulje borxhin e Serbisë edhe në dy vitet në vijim duke e çuar atë në fund të vitit 2019 në 55% të PBB-së.

Pak e shumë në të njëjtat kushte ka kaluar edhe ekonomia e Shqipërisë, ku monedha kombëtare është vlerësuar së paku me 5 për qind më 2017 kundrejt euros, ku vendi kishte rritjen më të lartë ekonomike se Serbia dhe buxheti ishte me suficit primar, mirëpo borxhi publik i vendit tonë kanë rënë me vetëm 2 pikë përqindje të PBB-së. /Syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit