Kriza e thellë politike disa-mujore në Shqipëri ka shqetësuar jo pak edhe vendet fqinje.
Partia e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, Forza Italia, ka ngritur shqetësimin e krizës politike në Shqipëri, ndërsa i ka kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
“Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës.
Nëse Italia dhe Bashkimi Europian të ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit”.