Shqiptari i vë zjarrin vetes para Parlamentit Evropian në Strasburg. Çfarë tha para aktit ekstrem

Mos i humb

Pija që Qetëson Dhimbjet Nga Qarkullimi i Dobët i Gjakut

Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin. Kjo sëmundje ka të bëjë...

Sallatë me Qepë, Domate dhe Majdanoz të Freskët

Sallatat janë një domosdoshmëri, pasi përveç shijes që i shtojnë drekës apo darkës, ato i japin organizmit plot vitamina e minerale.

Kina sërish në alarm, fut në izolim 400 mijë persona

Kina ka rikthyer izolimin strikt në një zonë pranë Pekinit, pas një rritjeje të vogël të numrit të rasteve me koronavirus.

Zvicër: Kompensimi për humbjen e fitimit nga masat kundër koronavirusit

Duke filluar nga 20 marsi 2020, Këshilli Federal ka ndërmarrë një numër masash për të zbutur pasojat ekonomike të përhapjes së koronavirusit...

Një burrë me origjinë shqiptare spërkati veten me benzinë dhe i vuri zjarrin përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, stafi i vëzhgimit dhe zjarrfikësit në detyrë në hyrje të institucionit të lartë evropian ndërhynë menjëherë duke shuar flakët. Pavarësisht kësaj, shqiptari pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre. Arsyet e gjestit nuk dihen për momentin. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pasditen e sotme ndërsa po zhvillohej një demonstrim.

Disa nga njerëzit e pranishëm në protestë dolën nga rruga për të ndihmuar burrin. Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda.

Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Burri kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm. Mediat italiane shkruajnë se burri në moshën 39-vjeçare, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Vdesin edhe 6 persona në QKUK nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës...

Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen...

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...