Shqiptari që punon si imam në SHBA: Sot edhe një amerikan e pranoi Islamin (foto)

Mos i humb

Imami shqiptar nga Tetova e Maqedonisë, i cili punon dhe vepron në SHBA, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka pranuar edhe një amerikan tjetër islamin në prezencën e tij.

Postimi i tij i plotë:

Amerikani, thirrës në Islam.

Ju kujtohet De’Von?!. Para meje e pranoi Islamin 7 muaj më parë. Por ai nuk u mjaftua me kaq, sepse e kuptoi se Islami është mirësia më e madhe që Zoti ia jep njeriut, prandaj edhe u angazhua që këtë mirësi ta përhap edhe të tjerët. Angazhimin e tij Allahu nuk e humbi.
Sot edhe një amerikan e pranoi Islamin, e tha Shehadetin para meje, De’Von u bë sebep, e vetëm Allahu është udhëzues.

D.J. Thompson, mirë se erdhe në Islam vëlla.

Allahu e pranoft Islamin e tij, e juve ua pranoft namazin dhe lutjet e Xhumas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit