Shqyrtohet ankesa në panel zgjedhor për Istogun

Mos i humb

Paneli zgjedhor do të shqyrtoi gjatë ditës së sotme ankesën e LDK-së në garën për Istogun. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e bindur se Gani Dreshaj do të dal fitimtar në këtë garë pasi që këtë ia lejon edhe Rregulla Zgjedhore me numër 03/2013, neni 3.5.

Fakt për këtë është se të njëjtat lista kanë qenë edhe në zgjedhjet e 22 tetorit në të cilat lista Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatit Haki Rugova i kishte marrë shumicën e votave me postë me listat e njëjta.

AAK beson në KQZ-në dhe kërkon që mos të bie nën ndikimin e presionit të kësaj partie pasi që LDK nuk ka patur asnjë ankesë për listat brenda afatit ligjor. E njëjta listë ishte çertifikuar me vota unanime nga të gjitha partitë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit