Shtatë arsye pse Zvicra është vendi më i mirë në botë

Mos i humb

Ditë më parë, Zvicra është shpallur si “Vendi më i mirë” në botë për vitin e dytë radhazi.

Ky ishte vlerësimi i raportit të vendeve më të mira nga “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R: dhe “Shkolla Wharton”.

Në këtë raport ishin përmendur pesë arsye pse është vendi më i mirë, si papunësia e ulët, një numër i çmimeve Nobel dhe një peizazh të jashtëzakonshëm.

Të gjitha janë të sakta, megjithatë, janë shtatë arsye tjera, pse Zvicra është vendi më i mirë në botë.

Arsyet e zgjedhura nga “The Local” janë:

Pjata më e mirë kombëtare – pasi kanë një ushqim shumë të shëndetshëm
Heroi më i mirë kombëtar – William Tell, edhe pse ka shumë diskutime për të, ai konsiderohet si heroi i vërtetë zviceran
Ushtria më e mirë – ushtria e Zvicrës nuk merr pjesë direkt në konflikte ndërkombëtare, por vetëm në misione paqeruajtëse
Instalimi më i mirë ushtarak – Zvicra ka fortesat më të bukura ushtarake në botë
Vendi më e mirë për filma spiun – Edhe pse autoritet zvicerane kanë bërë përpjekje të mëdha për të pastruar sistemin e tyre bankar dhe vetë zviceranët janë mërzitur për reputacionin si parajsa për përfitimet e keqpërdorura, për shkak të peizazhit, ruan pozicionin për të xhiruar një film spiun.
Sistemi më i mirë politik – pavarësisht kundërshtimeve, është një sistem i qëndrueshëm. Vendi ka një Këshill Shtetëror prej shtatë anëtarësh që vepron si ekzekutiv kombëtar. Të gjitha partitë kryesore janë të përfaqësuara dhe anëtarët votohen nga parlamenti, jo nga njerëzit.
Malet më të mira – Nuk ka asnjë dyshim./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit