Shtatë mënyra për të fituar pasurinë hallall

Mos i humb

1. Lute All-llahun për falje All-llahu i Lartëmadhëruar ka thënë: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh, 10-12)

2. Mbaji lidhjet farefisnore Enesi radijAll-llahu anhu, transmeton: “Kush dëshiron që ti shtohet furnizimi dhe të jetojë gjatë, le ti mbajë lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3. Meru me punë hallall All-llahu subhanehu ue teala, në Kur’an ka thënë: “All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.” (Bekare, 276)

4. Huazoja pasurinë All-llahut All-llahu i Madhëruar ka thënë: “Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.” (Bekare, 245) Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush ia kryen ndonjë nevojë vëllait të tij, Allllahu subhanehu ue teala, do t’ia plotësojë nevojat atij.”

5. Shpërndaj (jep) sadaka (lëmoshë) Ebu Hurejre radijAll-llahu anhu, përcjell se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Allllahu subhanehu ue teala, ka thënë: ‘Shpërndani (jepni) o bijtë e Ademit, sepse Unë do t’ju jap prej bollëkut Tim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Po ashtu, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Pasuria, për shkak të sadakasë (lëmoshës) nuk pakësohet.” (Transmeton Tirmidhiu)

6. Bëhu i devotshëm All-llahu i Lartësuar në Kur’anin Fisnik ka thënë: “…e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,…” (Talak, 2)

7. Lute All-llahun Kujtohu që shpesh të bësh lutje sikurse: “…”Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”!” (Bekare, 201)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit