Shtëpia e Bardhë: Takimi Trump dhe Moon më 22 maj

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 22 maj në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se ky është takimi i tretë i dy liderëve. Ajo theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të fuqishme dhe se Trump dhe Moon do të bisedojnë edhe për takimin e presidentit koreanojugor me atë koreanoverior, Kim Jong-un, më 27 prill.

Presidenti amerikan më herët deklaroi se data dhe vendi i takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un tashmë është caktuar.

Rikujtojmë se lideri amerikan në deklaratat e mëhershme tha se fshati Panmunjom në kufirin e Koresë Veriore dhe Jugore mund të jetë lokacioni adekuat për takimin.

Krahas kësaj, disa vende u ofruan të jenë nikoqir të këtij takimi historik. Takimi i dy liderëve do të duhet të mbahet këtë muaj ose në qershor. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit