Shtëpitë që rrezikohen nga tërmetet, flasin inxhinierët

Mos i humb

 

Shtëpitë e ulëta ndërtuar para viteve 1963 dhe 64 janë më të rrezikuarat nga lëkundjet e Tokës. Inxhinierët e ndërtimit tregojnë se nga tërmeti i fundit këto shtëpi janë edhe më të dëmtuarat për shkak se gjatë ndërtimit nuk janë përdorur materialet e duhura dhe nuk kanë masa mbrojtëse. Të rrezikuara janë edhe shtesat e pallateve të para 1990.

Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 11 gushtit në Bulqizë kanë të njëjtën problematikë. Kryesisht çarje në tavan dhe në faqet e mureve, karakteristikë e shtëpive që rrezikohen për shkak se nuk plotësojnë kushtet teknike të ndërtimit. Ky është konstatimi i institutit të ndërtimit!

“Ndërtesat që janë ndërtuar aty nuk janë ndërtuar nga inxhinierë, janë ndërtuar nga vetë banorët. në të gjitha këto shtëpi mungojnë ato elemente teknike që i quajmë breza antisizmik dhe kolona antisizmike të lidhjes së objektit. plus që objektet e rrezikuara janë ato që i quajmë objekte të shtangta, nuk janë objekte elastike. materialet e ndërtimit të përdorura në atë kohë nuk kanë qenë të certifikuara”, u shpreh Agron Hysenlliu.

Inxhinieri thotë se më shumë të rrezikuara janë godinat e e para viteve 1963-1964, por sidomos shtëpitë e ndërtuara pa leje në zona të thella.

“Banesa të këtij lloji në fshatra ka goxha. nuk kanë pasur riparimet e duhura për kushtet e sizmicitetit që ne sot përdorim në kushtet teknike të ndërtimit. përcaktohet sa do të jetë intensiteti i llogaritjes, si do të jenë materialet e ndërtimit, skemat statike të përdorura dhe pjesa e truallit ku vendoset”, tha Agron Hysenlliu.

Por nuk përjashtohen as pallatet ku si kërpudha vëren shtesa në kate apo ballkon, ku inxhinierët, sipas Hysenlliut nuk janë pyetur nëse duhet ndërtuar apo jo, nëse rrezikojnë të shemben ose jo në rast tërmeti, siç ndodhi në Bulqizë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit