Ballina Kosova Shtetet e BE-së kundër Kosovës, shkaqet: Qëndrimi proamerikan, frika nga Rusia dhe...

Shtetet e BE-së kundër Kosovës, shkaqet: Qëndrimi proamerikan, frika nga Rusia dhe islamofobia

25
0

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Kraniqi, ka komentuar për, siç i ka quajtur ai, presionet e shteteve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

Krasniqi ka thënë se mosliberalizimi i vizave, qëndrimet kundër ushtrisë dhe përkrahja për Serbinë në kontestet e saj me Kosovën, janë presione të vazhdueshme dhe të orkestruara.

Profesori ka dhënë tre shkaqet kryesore se pse po ndodhë kjo. E para, sipas Krasniqi është qëndrimi proamerikan i shqiptarëve të Kosovës. E dyta, frika neurotike e evropianëve nga Rusia. Ndërsa shkak të tretë e ka përmendur islamofobinë.

“Presionet e shteteve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, janë evidente. Mosliberalizimi i vizave, qëndrimet kundër ushtrisë së Kosovës dhe përkrahja për Serbinë në kontestet e saj me Kosovën, janë pjesë e presioneve të tyre të vazhdueshme dhe të orkestruara. Tre janë shkaqet kryesore. 1. Qëndrimi proamerikan i shqiptarëve të Kosovës. 2. Frika neurotike e evropianëve nga Rusia. 3. Islamofobia e qarqeve mediatike e politike me profil neofashist. Ama, qëndrimi proamerikan i shqiptarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti, është në krye të shkaqeve, që ua acarojnë nervat evropianëve”, ka thënë Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here