Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve: Jepni përparësi luftës kundër koronavirusit, jo politikës

Mos i humb

Shtetet e Quintit përmes në komunikate për media u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër koronavirusit duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe të mos merren me çështje politike.

Kjo është komunikata e plotë:

“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e shteteve të Quintit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit