Shtohen rastet me Covid-19 në Azi

Mos i humb

Pandemia e Covidi-19 po vazhdon të përhapet në kontinentin aziatik te vendet që dikur merreshin shembull për masat e kontrollit të sëmundjes. Rekorde infektimesh raportohen në Japoni, ndërsa Kina konfirmon vetëm 4 raste të reja.

Pandemia e koronavirusit po regjistron rekorde të reja ditore në mbarë globin, edhe në vendet aziatike që pak muaj më parë mendohej se e kishin lënë pas virozën vdekjeprurëse.

Prej një jave, Japonia ka konfirmuar përditë më shumë se 100 persona të diagnostikuar me Covidin e ri, por kulmi u arrit të premten kur rastet arritën në 243, shifër kjo më e larta që kur virusi nisi të përhapet në popullsi nga 16 janari i 2020-ës.

Të infektuarit deri tani numërohen mbi 20 mijë dhe më pak se 1 mijë janë jetët e humbura.

Si vatra infeksioni janë identifikuar bizneset e jetës së natës dhe qendrat komerciale.

“Restorantet në mbrëmje janë bërë një problem serioz dhe këshillojmë që të mos i frekuentoni. Nëse ju duhet të shkoni, mirë do të ishte të mos kontaktoni ose të mos komunikoni me të tjerët deri kur të përfundojë periudha njëjavore e inkubacionit e virusit.”

Në rajonin gjysmautonom kinez të Hong-Kongut, dhjetëra të infektuar të rinj me Covidin-19 gjithashtu detyruan autoritetet që duke nisur nga java e ardhshme, të pezullojnë mësimin në shkollat e ciklit të parë dhe të dytë, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar rihapja e tyre në gusht apo shtator apo edhe mbajtja e provimeve të fundvitit shkollor pas pushimeve të verës.

Problem për Korenë e Jugut, ndërkaq, mbeten infeksionet nga pjesëmarrja në kisha, të premten vendi sërish konfirmoi 50 raste të reja, shumë prej tyre të importuara nga jashtë.

Si masë parandaluese antikovid, autoritetet atje nga e hëna paralajmërojnë se do të pranojnë udhëtarë të huaj nga vendet e rrezikuara vetëm nëse provojnë me anë të një certifikate të lëshuar brenda 48 orëve se nuk janë bartës të infeksionit.

Në shtetin kryesor fqinj, në Kinë, numri i të diagnostikuarve në ditë u ul nga 9 në 4 dhe të gjitha rastet rezultuan të importuara nga jashtë.

Pasi vatrave sporadike të zbuluara gjatë qershorit në kryeqytet, në renditjen botërore, Kina tashmë ka zbritur në vendin e 23-të për bilancin e të infektuarve, me 85 mijë të tillë dhe 4,600 viktima të njohura zyrtarisht, kur dihet se popullsia e vendit llogaritet mbi 1,4 miliard banorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit