Shtrenjtohen nga 200 në 600 franga taksat për studentët e huaj

Mos i humb

Të huajt që duan të studiojnë në Universitetin e Bernës ne të ardhmen duhet të paguajnë 400 franga më shumë se deri tash. Kështu ka vendosur Parlamenti i Kantonit të Bernës, në kuadrin e debatit të madh të pakos së kursimeve, 2018, shkruan Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA.

Deputetët kanë hedhur poshtë me 107 vota kundrejt 27 një mocion të Partisë së Gjelbër që kërkonte të hiqej dorë nga kjo masë, transmeton albinfo.ch. Kështu, nga viti i ardhshëm akademik, studentët jozviceranë, në vend të 200 sa kanë paguar deri tash do të detyrohen të paguajnë nga 600 franga për taksat normale semestrale.

Ekzekutivi i Kantonit të Bernës, këtë ngritje të tarifave e arsyeton me faktin se edhe në universitetet tjera, studentët e huaj duhet të paguajnë më tepër se vendorët. Ndërsa për studentët qe në Universitetin e Bernës vijnë për të studiuar nga kantonet tjera, janë kantonet ato që paguajnë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit