Shtyhet mbledhja e dy qeverive, Hoti tregon arsyen

Mos i humb

Mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ishte paraparë të mbahej këtë të premte, por një gjë e tillë s’do të bëhet.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës janë dakorduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ta mbajnë me dy tetor, transmeton Indeksonline.


“E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, tha Hoti.

Këtë të premte Kuvendi vazhdon seancën me pikat e papërfunduara dhe zhvillon seancë të re.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi kërkesën e nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, për të ftuar për raportim kryeministrit Avdullah Hoti, për punën 100 ditëshe të qeverisë së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit