Shtyhet vettingu në polici, komisionet nuk janë gati

Mos i humb

Ishte parashikuar të niste në fillim të gushtit, por procesi i vettingut në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave do të marrë të paktën edhe një muaj kohë.

Vonesës për përzgjedhjen e 5 anëtarëve, me konkurrim të hapur, dhe Sekretariatit Teknik, që do jenë pjesë e komisioneve të rivlerësimit, tashmë i shtohet edhe nevoja e trajnimit disajavor të këtyre trupave të gjykimit, si dhe përgatitja e infrastukturës për mbarëvajtjen e procesit.

Seancat për zyrtarët e policisë që do të skanohen do të jenë të hapura për publikun dhe pritet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë.

Komisioni i jashtëm i rivlerësimit, që do të kalojë fillimisht në sitë 300 zyrtarët e policisë më grada të larta, përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur.

Deri më tani, asnjë emër që do përbëjnë këtë komision nuk është publikuar nga Ministria e Brendshme, ndonëse afatet sipas ligjit janë tejkaluar.

Burime nga ky dikaster thonë se, mendohet që procesi të marri formë në shtator, ndërsa përgjedhja e anëtarve të komisionit të vlerësimit është bërë nga një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ndërkohë, opozita e ka cilësuar këtë proces një farsë, duke mos dërguar emrat për anëtarët e saj në nënkomisionin parlametar që do të ngrihet për mbikëqyrjen e vettingut në Policinë e Shtetit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit