Shuhet Giuseppina Robuçi, më e moshuara e Europës!

Mos i humb

Giuseppina Robuçi, për të cilën autoritetet italiane thonë se ishte banorja më e vjetër e Evropës dhe e dyta sipas moshës në botë, ndërroi jetë të martën në moshën 116 vjeç.

Mediat italiane njoftuan se Robuçi dha frymën e fundit në qytetin jugor italian Poggio Imperiale, ku ajo lindi ë 0 mars 1903. Ajo jetoi 116 vjet dhe 90 ditë.

Robert Young nga Grupi i Kërkimit të Gerontologjisë (GRG), me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se Robuçi ishte banori i fundit evropian i lindur në vitin 1903. Ajo ishte vetëm dy muaj e gjysmë më e re se personi më i vjetër në botën, Kane Tanaka nga Japonia, lindur më 2 janar 1903. Robuçi është e 17-ta në listën e njerëzve që kanë jetuar më gjatë.

Në një bashkësi lokale të njohur si Nonna Peppa, Robuçi kishte pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 16 stërnipër e stërmbesa. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit