Si dhe pse rrezikohet një tjetër mbyllje në pikun e verës

Mos i humb

Në një verë të trazuar dhe me Covid nëpër këmbë, duket e vështirë për të aplikuar masa sociale kundër koronavirusit dhe vështirë të respektohen distancat sanitare të ndërthurura me disiplinën gjeometrike ndërsa turmat e njerëzve do jenë të ekzaltuar prej lirisë pas muaj karantine nga infeksioni i Covid.

Në Britaninë e Madhe Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me valën e çlirimit dhe dëshirën e njerëzve për detin por që ne pak ditë kanë krijuar trazira si në rastin e para dy ditëve kur një grup qindra të dehurish gjatë një feste në rrugë sulmuan forcat e policisë duke plagosur 22 prej tyre.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar mbetet vendi evropian me më shumë vdekje nga Covid, pak më tej poshtë oqeanit Portugalia, është kundër valës, dhe po zbaton kufizime të reja anti-virale në nëntëmbëdhjetë zona në veri të Lisbonës, për të përmbajë disa shpërthime të reja të koronavirusit

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron Evropën se po tregohet optimiste me tepëri, sepse një rritje e re e rasteve të Covidit mund të vë përsëri në provë sistemin e kujdesit shëndetësor.

Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën deklaroi se në dy javët e fundit në 30 vende kanë shpërthyer vatra të reja virale të cilat nëse lihen pas dore do stresojnë përsëri sistemet shëndetësore evropiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit