Si duhet të pritet dhjetëditëshi i parë i dhulhixhes?

Mos i humb

 

Është e zakonshme që besimtari të jetë në pritje të sezoneve të përgjithshme, nga këto edhe dhjetëditëshin e parë të dhulhixhës me këto gjëra:

  1. Pendimi i sinqertë.

Kërkohet nga muslimani që të jetë në pritje të këtyre ditëve me pendim të sinqertë dhe me vendosmëri se do t’i kthehet Allahut, për shkak se me pendim robi arrinë shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Lartësuar thotë: “Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur, 31)

  1. Vendosmëria serioze për shfrytëzimin e këtyre ditëve.

Është e nevojshme për muslimanin të jetë i kujdesshëm që këto ditë t`i kalojë me  thënie dhe vepra të mira. Kush mundohet për diçka, Allahu i ndihmon atij dhe do t`ia sigurojë shkaqet që do t’i ndihmojnë në kryerjen e këtyre veprave. Ai që është i sinqertë me Allahun edhe Allahu do të jetë i sinqertë me të. Allahu i Lartësuar thotë: “E ata, të cilët kanë dhënë mundin për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve.” (Ankebut, 69)

  1. Largimi nga mëkatet.

Sikurse që veprat e mira janë shkaktarë për afrimin ndaj Allahut, gjithashtu edhe mëkatet janë shkaktarë për largimin nga Allahu dhe distancim nga mëshira e Tij. Është shumë e mundur që njeriu të ndalohet nga rahmeti i Allahut, për shkak të mëkatit që e vepron, prandaj nëse ke ëndje për mëshirë, falje të mëkateve dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit ki kujdes nga mëkatet gjatë këtyre ditëve dhe ditëve të tjera. Ai i cili e kupton se çfarë kërkon, nuk i duket e rëndë çka do që sakrifikon.

Prandaj, vëlla i dashur, ki kujdes në shfrytëzimin e këtyre ditëve, mundohu që t`i presësh sa më mirë dhe të mos kalojnë ashtu e të pendohesh, atëherë kur pendimi nuk ka dobi.

Përktheu: Alaudin Abazi – Klubikulturor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit