Si duhet t’i ruajmë ushqimet dhe rrobat e përditshme?

Mos i humb

Ushqimet dhe rrobat pa u menduar dy herë i vendosim nëpër dollapë sipas qejfit. Megjithatë, ekspertët thonë se sendet e vendosura në vendet e gabuara prishen më shpejt.

Lajthia

Shumica e njerëzve vendosin lajthitë në dollapët e kuzhinës, por sipas ekspertëve këto lloj ushqimesh duhet të ruhen në frigorifer për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe shijen afatgjatë.

Mielli

Miellin mos e mbani në pakon e tij përsëri pas përdorimit, vendoseni në një enë hermetike. Ruajtja e miellit në paketim shkakton formimin e baktereve.
Avokado
Avokado duhet ruajtur në ambient jashtë frigoriferit sepse vonon procesin e pjekjes.

Veza

Shumë prej nesh ende i mbajnë vezët në derën e frigoriferit. Por ky është një vend i keq për të ruajtur vezët. Ekspertët thonë se për shkak të hapjes dhe mbylljes së vazhdueshme të derës së frigoriferit, ka një ndryshim të vazhdueshëm të temperaturës kështu që vezët do të humbasin freskinë e tyre. Vezët duhet të ruhen në vende ku temperatura është konstante.

Rrobat

Për fat të mirë, ende i mbajmë rrobat tona në vendin e duhur, në garderobë. Megjithatë, rrobat ndajini sipas stinës verë-dimër. Duke e pastruar nga tepricat lejoni dollapin tuaj të marrë ajër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit