Si merrte abdesi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?!

Mos i humb

Si merrte abdesi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?!

Transmetohet nga Humrani robi i liruar i Uthmanit radijAllahu anhu se: “Uthmani kërkoi ujë për abdes. Pastaj hodhi ujë nga ena në dy duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj futi ujë në gojë e në hundë, pastaj lau fytyrën tri herë dhe krahët deri në bërryla tri herë. Pastaj i dha mes’h (me dorë të lagur) kokës së tij dhe lau këmbët deri te zogthi nga tri herë, pastaj tha: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të marrë abdes si mora unë.”[1] E transmeton Buhariu (164, 159, 160, 1934, 6433), Muslimi (226), Ebu Daudi (106, 107 -110) dhe Nesai (1/64-65).Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ky hadith tregon për disa çështje madhore gjatë abdesit:

E para: Është e pëlqyeshme larja e duarve para fillimit të abdesit. Kjo është prej suneteve në të drejtën e atij që nuk është ngritur nga gjumi natës (ndërsa ai që ngrihet nga gjumi e ka detyrë larjen e tyre).

E dyta: Hadithi tregon se është e pëlqyeshme larja nga tri herë e fytyrës, duarve dhe këmbëve.

E treta: Hadithi tregon se dhënia mes’h kokës bëhet një herë të vetme. Fillohet me pjesën e përparme të saj, pastaj shkon deri pjesa e fundit e flokës (aty ku fillon qafa) dhe pastaj i kthen duart aty ku dhe filloi mes’hin (në pjesën e përparme të kokës)

E katërta: Hadithi tregon se është detyrë (vaxhib) dhënia mes’h veshëve. Pjesëve të jashtme dhe brendshmëve të tyre. Dhe se veshët bëjnë pjesë (futen) në dhënien mes’h kokës.

E pesta: Hadithi tregon se është detyrë rradhitja gjatë abdesit. Së pari fillon me larjen e fytyrës, pastaj lahen duart deri te bërrylat, pastaj me dhënien mes’h kokës dhe pastaj larja e këmbëve. Ngase Allahu Lartësuar në këtë formë e ka përmendur abdesin. “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[2]lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.[3]” Dhe se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kështu ka marr abdes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit