Si mund të humbisni peshë pa mbajtur dietë?

Mos i humb

Spanjë, rritet në 3.434 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Spanjës, ky vend ka tejkaluar Kinën sa i përket viktimave nga koronavirusi i...

Mbi 500 mijë raste me koronavirus në gjithë botën

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 500 mijë.

“Ora e Tokës 2020”, festë globale për planetin në botën virtuale

Pandemia e koronavirusit apo COVID-19 mund të ketë vjedhur madhështinë nga ngjarja e Orës së Tokës këtë vit, por nuk ka lagur...

Jemen, rebelët Houthi mirëpresin thirrjen e OKB-së për armëpushim

Rebelët Houthi në Jemen sot kanë përshëndetur thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për armëpushim humanitar në të gjithë...

Humbja e peshës është një sfidë e vështirë, megjithatë jo detyrimisht kjo mund të arrihet duke shkuar në palestër apo duke mbajtur dietë të fortë. Një ekspert rekomandon disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të bini nga pesha pa shumë përpjekje. Kjo ka të bëjë me përzgjedhjen ushqimore. Kështu, eksperti rekomandon që të përdorni në ushqime të caktuara kanellën dhe të konsumoni sa më shumë brokoli.

Brokoli përmban minerale, si kromiumi, që mban të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak. Edhe produkte të tjera ushqimore, si frutat, perimet apo mishi përmbajnë elemente minerale. Megjithatë, studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli ka përmbajtje shumë të lartë të kromiumit dhe kjo ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Të njëjtin funksion kryen edhe kanella, e cila ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Element tjetër i rëndësishëm për humbjen e peshës është të konsumoni vakte ushqimore të ekuilibruara. Gjithmonë duke pasur parasysh që menunë tuaj ta plotësoni me ushqime që përmbajnë elemente minerale. Ekspertët sugjerojnë se vaktet e ekuilibruara mund të konsiderohen edhe një lloj agjërimi. Që do të thotë se duhet të vendosni një lloj orari çdo ditë kur nuk duhet të konsumoni asgjë.

Studiuesit këshillojnë se për 14 orë nuk duhet të konsumoni ushqime. Sa i përket ushqimeve, nuk ka kufizime se çfarë duhet të përdorni. Kjo në fakt është një lloj diete që përdorin edhe shumë yje të Hollivudit. Mund t’ju duket e vështirë, por në fakt jo dhe aq. Është e këshillueshme që intervalin prej 14 orësh kur nuk duhet të konsumoni ushqime, ta integroni gjatë natës kur flini gjumë. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë. Për shembull, le të themi se keni përfunduar ngrënien e darkës në orën 20:00 dhe nëse nuk konsumoni asgjë deri të nesërmën në mëngjes në orën 10:00, atëherë urime. Mund të themi se keni agjëruar për rreth 14 orë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...