Si mund të përfitoni ndihmë ekonomike nga bashkia

Mos i humb

Të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret ligjore mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike duke u drejtuar pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, Sportit e Rinisë bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se masa e pagesës për përfituesit është po njësoj si masa e ndihmës ekonomike, por kriteret përcaktohen nga bashkia. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’u dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,-tregojnë burimet nga MSHMS për “GSH”. Më tej, këto burime theksojnë se përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër.

Gjithashtu, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë. “Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për GSH përfaqësuesit e MSHMS-së.

Ankesat
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ditën e djeshme ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

Këto zyra të shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 19.00. “Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet, e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Bankën Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria “Rama 1″, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore”,-theksohet në deklaratën e ministrisë.

Kjo e fundit shton se njëkohësisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Më tej MSHMS i ka bërë thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemën e re të ndihmës ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. “Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë”,-thotë Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, kjo e fundit thekson se po bëhen verifikimet një për një nga strukturat e mbrojtjes sociale mbi pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma.

Subvencionimi

Masa e përfitimit
“Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për “GSH” përfaqësuesit e MSHMS-së. Ditën e djeshme kjo e fundit ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

8 mijë lekë në muaj
Përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’iu dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,- tregojnë burimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “GSH”.

15 mijë familje
Rritje të ndihmës ekonomike
Prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë./Gsh.al

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit