Si ndikon agjërimi në shëndetin e trurit?

Mos i humb

Agjërimi mund të ruajë shëndetin e trurit, sugjerojnë studimet e reja.

Një dietë me yndyra të ulët që përfshijnë 40 për qind të kalorive të vogla se sa rekomandohet zakonisht, kanë reduktuar inflamacionet në qelizat e trurit të minjve, tregon një studim i fundit.

Një plan i tillë i konsumimit të ushqimeve po ashtu përmirëson funksionin e qelizave të trurit, thonë studiuesit, transmeton kosovapress.

Autori i studimit, Bart Eggen nga Universiteti Medical Center në Groningen të Holandës, thotë se aktivizimi inflamator i agjërimit të microglia mund të parandalohet vetëm kur minjtë ushqeheshin me dietë me yndyrë të ulët në kombinim me konsum të kufizuar kalorik.

Microglia është një llohë i qelizave të trurit që ndihmon funksionimin e rregullt të qelizave të trupit.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se reduktimi i kalorive është më shumë efikase për rritjen e shëndetit mental se sa ushtrimet.

Inflamacioni i qelizave të trurit ka qenë i ndërlidhur me gjendje të njohura si skleroza dhe encefalitisi Rasmussen, të cilët mund të shkaktojnë demenca.

Shkencëtarët rekomandojnë që të konsumohen shumë manaferra, perime të freskëta, vaj ulliri, arra, peshq dhe ushqime të detit. Po ashtu, pjesë e dietës suaj duhet të jenë edhe frutat, fasulet, ushqimet me yndyrë të vogël, ndërsa më pak duhet të konsumohen ushqimet e ngrira, pastat, ushqimet e përpunuara, mishi i kuq dhe kripa.

Studimi vjen pas kërkimeve të muajit të kaluar, të cilat sugjeronin se truri i njerëzve nis të plaket në moshën 25-vjeçare.Fluidi cerebrospinal (CSF), i cili është gjetur në tru, ndryshon lëvizjet e tij te njerëzit më të vjetër, pas kësaj moshe, thuhej në një studim të kryer nga Universiteti Lancaster.

Këto lëvizje janë të lidhura me shkallën e rrahjes së zemrës dhe frymëmarrjes, me ndryshimet e CSF-së të cilat më herët ishin lidhur me gjendjet si skleroza dhe presioni i lartë i gjakut.

Studimet e mëhershme sugjeronin se volumi dhe pesha e trurit nis të zvogëlohet për rreth pesë për qind për një dekadë, kur një person arrin moshën 40-vjeçare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit