Si po trajtohet Kadaj-Bujupi në qendrën e paraburgimit?

Mos i humb

Pas një informatës se deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tash e paraburgosur në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan, nuk i lejohet komunikimi me telefon me familjen, KMDLNj ka kërkuar informata dhe sqarime nga drejtori i kësaj qendre nëse e paraburgosura po trajtohet në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

KMDLNJ njofton se ka marrë përgjigje zyrtare nga drejtori , Heset Loku i cili ka thënë se ndaj të paraburgosurës janë dhe po zbatohen në përpikëri të gjitha dispozitat e LESP për trajtimin e personave të paraburgosur dhe se e paraburgosura nuk ka asnjë vërejtje, kërkesë apo ankesë për trajtimin e saj përveç kufizimeve që i bëhen në komunikim me familjen përmes telefonit që është i vendosur në këtë qendër dhe i cili është në shfrytëzim të personave të privuar nga liria nëse këta e kanë këtë të drejtë përjashtuar rastet kur kanë kufizime nga gjykatësi i procedurën paraprake.

“Gjithnjë sipas përgjigjes së QKL dërguar KMDLNj –së, e paraburgosura Donika Kadaj – Bujupi është pranuar në këtë qendër me datë 24.11.2017 dhe të njëjtën ditë, sipas procedurave, QKL i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesën që të paraburgosurës t’i lejohet biseda telefonike me familjarët e saj dhe se kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Themelore po të njejtën ditë. Më 27.11.2017 e paraburgosura Donika Kadaj – Bujupi përsëri është pranuar në QKL dhe kjo qendër e ka ripërsëritur kërkesën për lejimin e bisedës telefonike me familjen e saj por se përsëri është refuzuar nga Gjykata Themelore”, thuhet në njoftimin e KMLDNJ-së.

KMDLNj sqaron për opinionin se gjatë qëndrimit në Qendër të Paraburgimit dhe me status të të paraburgosurit nuk është përgjegjësi apo kompetencë Paraburgimit dhënia apo mosdhënia e lejes për biseda telefonike personave të paraburgosur por se kjo e Qendrës së është kompetencë ekskluzive e Gjykatës apo Gjykatësit që e trajton lëndën në të cilin përfshihet apo përfshihen personi apo personat që janë nën hetime, që iu është ngritur akuza apo që janë duke u gjykuar.

KMDLNj , në bazë të monitorimit që e bënë në këtë Qendër konstaton se trajtimi është i mirë dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale përkundër vështirësive objektive me të cilat përballet kjo qendër në veçanti sikur edhe Shërbimi Korrektues, në përgjithësi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit