Si ta kuptojmë që trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë gjatë ditës?

Mos i humb

Janë një sërë treguesish që na ndihmojnë të kuptojmë se trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë gjatë ditës. Ngjyra e errët e urinës është një ndër to. Në kushte normale, pra kur trupi ynë nuk është i dehidratuar, ngjyra e urinës është e verdhë e zbehtë. Në rast se ngjyra e urinës është e errët, ose mban erë të keqe, tregon se duhet të pimë më shumë ujë. Tregues tjetër është edhe lëkura e thatë. Lëkura është organi më i madh trupit dhe kërkon pjesën e saj të ujit. Etja është shenja më e qartë se jemi të dehidratuar.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, mungesa e ujit çon në lodhje. Mungesa e ujit mund të çojë në një sërë ndërlikimesh, si: “lodhje, migrenë, kapsllëk, dhimbje të muskujve, tension jo të rregullt të gjakut, probleme në veshka, tharje të lëkurës, në rast se trupi arrin të dehidratohet në masën 20 për qind, atëherë mund të ndodhin edhe pasoja fatale për jetën.

Sipas bluzave të bardha, duhet të konsumohen 8 gota ujë në ditë, por a është kjo e mjaftueshme? Rekomandohet që gratë mesatarisht duhet të konsumojnë 2.2 litra ujë në ditë, ndërsa meshkujt 3 litra ujë në ditë. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 2.5 litra ujë në ditë dhe ato që kanë fëmijë në gji: 2.5-3 litra ujë. Gjithsesi, sasia ditore e konsumit të ujit ndryshon në varësi të disa faktorëve, që janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperaturë e mjedisit, mosha, etj. Në rast se kryejmë aktivitet fizik, atëherë trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë. Mirë është që për çdo një orë aktivitet fizik të konsumohet 0.5-1 litër ujë.

Gjithashtu, para se të kryejmë aktivitet fizik, duhet që 30 minuta përpara të konsumojmë 1-2 gota ujë. Personat që janë mbipeshë duhet të konsumojnë për çdo 10 kg të mbipeshës 1
gotë ujë më shumë se personat normalë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit