Si ta qetësoni zemrën gjatë sulmit të panikut?

Mos i humb

Simptomat e anksiozitetit, siç janë stresi i grumbulluar, pulsi i shpejtuar i humbjes së frymëmarrjes, ndikojnë në shëndetin e zemrës

Ekzistojnë metoda me të cilat rregullohet puna e rregullt e organit më të rëndësishëm në trupin e njeriut dhe zvogëlon ndikimin e dëmshëm të anksiozitetit.

Puna e shpejtuar është e lidhur me sëmundjet e zemrës

Anksioziteti është një ndër faktorët të cilët shkaktojnë tahikardinë – punën e shpejtuar të zemrës. Nëse gjendja zgjat për një periudhë më të gjatë kohore, rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës.

Si të ulet numri i rrahjes së zemrës?

Shoqata Amerikane e Ankskozitetit dhe e Depresionit thotë që dhembja e gjoksit dhe çrregullimi i ritmit të zemrës shfaqen si pasojë e rritjes së numrit të rrahjeve. Sulmi i panikut mund të shndërrohet në sulm në zemër.

Psikiatri Dr. Brian Isaacson, thotë që hapi i parë nënkupton shërimin e anksiozitetit. Tretmani aplikohet me terapi kognitivebihejviorale, me antidepresivë apo kombinimin e të dy këtyre metodave të shërimit.

Pos terapisë bihejviorale, ekzistojnë edhe metoda të tjera në rregullimin e rrahjeve dhe të punës së çrregullt të zemrës.

Intervenimet ulin pulsin, por edhe i ndihmojnë personit që ta menaxhojë anksiozitetin. Me kalimin e kohës kjo shkathtësi zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e rrezikshme.

Aktiviteti fizik

Ushtrimi është metodë e dobishme në zvogëlimin e stresit dhe anksiozitetit.

Ushtrimi i rregullt ul pulsin në momentet e qetësimit, gjë që e bën njërin ndër faktorët më të rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës.

Frymëmarrja e thellë

Metoda e qetësimit siç janë frymëmarrja e thellë dhe qetësimi progresiv i muskujve, zvogëlojnë anksiozitetin dhe njëherësh edhe rregullojnë numrin e rrahjes së zemrës.

Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë kërkojnë ambient të qetë dhe bëhen në këtë mënyrë:

▪ Uluni apo shtrijuni dhe mbyllni sytë;
▪ Merrni frymë ngadalë me hundë. Nëse e bëni këtë ushtrim për herë të parë, mbani duart në mushkëri. Do të ndieni se si mbushen me ajër derisa jeni duke marrë frymë;
▪ Ngadalë nxirrni frymën nga goja;
▪ Ushtrimin përsëriten deri në qetësimin e plotë.

Meditimi ideor

Gjithnjë e më shumë studime tregojnë që meditimi është i dobishëm për zvogëlim të anksiozitetit dhe përmirësim të punës së zemrës. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit