Si të humbim peshën e tepërt në këta muaj verë!

Mos i humb

Stina e verës sjell dhe një dëshirë të madhe për të humbur kilet të cilat mund të jenë akumuluar gjatë stinës së dimrit.

Menyja që do ju sjellim do iu ndihmojë për eliminim e mbetjeve dhe gjithashtu të humbjes në peshë.

Mëngjes

-2 lugë mjaltë dhe 50 gr bukë integrale, 1 frut, kivi, 10 bajame, çaj jeshil.

Paradite

-100 gramë luleshtrydhe ose boronica dhe 4 arra.

Drekë

-Antipastë: Sallatë jeshile ose rukola (50 gr në total) me 2 lugë vaj ekstra të virgjër ulliri, kripë dhe piper i kuq.

– Pjata e parë: 1 porcion oriz kafë.

Përgatitja e orizit duhet bërë në këtë mënyrë :

-Fillimisht do të copëtojmë një kokërr qepë ku do ti shtojmë 2 lugë vaj më pas do ti shtojmë 60 gr oriz kafë të papërpunuar ose 120gr oriz të zier dhe 4 lugë ujë të vluar, e lemë të vlojë për disa minuta dhe më pas e shërbejmë në sasi të vogla në tavolinë me piper të zi dha majdanoz të copëtuar.

Pasdite

-1 kos natyral ose smoothie me 1 domate, një gjysmë kastravec të vogël

Darkë

-Në darkë është mirë që të konsumoni peshk salmon.

Do ju duhen 150 g salmon dhe 200 gr kungull i njomë.

I vendosim në tigan me 2-lugë vaj ulliri i ekstra të virgjër deri sa të jenë gati.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit