Si të mbani trurin vital me kalimin e moshës?

Mos i humb

Me shtimin a viteve apo plakjen, fillon dobësohet edhe truri. Mirëpo, për të mbajtur vitalitetin e trurit në nivel, janë disa hapa që mund ti ndërmerrni.

Qëndroni fizikisht aktiv. Ushtrimet fizike, sikurse palestra apo thjeshte ecja në natyrë kontribuon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës, aftësive njohëse dhe vitalitetit të trurit në përgjithësi.

Qëndroni aktiv në sferën shoqërore dhe intelektuale. Mardhëniet shoqërore apo ato ndër njerëzore dhe pasurimi i trurit me informacione të ndryshme është gjithashtu një tjetër hap i rëndësishëm, transmeton indeksonline.

Flini mirë. 7 apo 8 orë gjumë në ditë janë të domosdoshme për të mbajtur disponimin në nivel, koncentrimin dhe freskinë e trurit.

Hani shëndetshëm. Ushqimi, për shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për atë mental ka rëndësi të jashtëzakonshme. Frutat, perimet, fibrat, lëngjet janë më se të domosdoshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit